Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për shtetasin e Maqedonisë së Veriut që u kap me mbi 6 kg heroinë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 23 August 2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit I.M., shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se ka transportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, substancë narkotike të dyshuar si heroinë me peshë të përgjithshme 6 kilogramë e 137 gramë.

“Me veturën e markës ‘Audi’, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., lëndën narkotike të dyshuar si heroinë, me peshë të përgjithshme: 6 kilogramë e 137 gramë (6.137.06 gr) e kanë transportuar përmes vendkalimit kufitar Hani Elezit, kurse i pandehuri I.M., me veturën e tij të markës Golf + i ka pritur në parkingun e ndërmarrjes tregtare ‘Viva Fresh’ në Han të Elezit, kështu që rreth orës 20:30 min, të pandehurit U.B., dhe M.Sh., e kanë sjellë lëndën narkotike me veturën ‘Audi’ afër veturës “Golf” , me ç’rast i pandehuri I.M., del nga vetura e tij dhe e merr lëndën narkotike nga vetura ‘Audi’ dhe kthehet me veturën e tij me qëllim që ta dorëzoj te blerësi i simuluar, mirëpo intervenojnë njësitë mbështetëse të policisë të cilat e arrestojnë të pandehurin I.M., si dhe e sekuestrojnë veturën “Golf “ + dhe lëndën narkotike, kurse të pandehurit U.B., dhe M.Sh., me veturën ‘Audi’ largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes kurse rreth orës 21:00 kalojnë në pikën kufitare Glloboqicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar i narkotikëve , substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera