Lajme

Prokuroria e Mitrovicës apelon të mos bini pre e mashtrimeve nga të paautorizuarit që u kërkojnë të dhëna bankare

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 05 August 2024

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore, dhe luteni që asesi të mos shpërndani këto të dhëna.

Njëkohësisht Prokuroria u bënë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit tuaj për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera