Prokurori Kodraliu: Shtatë raste spiunazhi të lidhura me BIA-n serbe, katër aktgjykime dënuese
Autori: Gazeta inFokus
21:44 | 19 August 2026
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, ka folur në RTK për hetimet lidhur me rastet e spiunazhit dhe personat që dyshohet se janë rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë (BIA).
Kodraliu ka bërë të ditur se deri më tani janë evidentuar shtatë raste të spiunazhit të lidhura me persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e rekrutimit nga strukturat e BIA-s, ndërsa janë dhënë katër aktgjykime dënuese.
Ai tha se Prokuroria Speciale, gjatë dy viteve të fundit, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë dukuri, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës
Më konkretisht, deri më tani kemi shtatë raste të spiunazhit me disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e rekrutimit të strukturave nga Agjencia e Inteligjencës serbe (BIA)”, ka thënë Kodraliu.
Sipas tij, deri më tani janë katër aktgjykime dënuese për veprat penale të spiunazhit, ndërsa dy prej tyre tashmë janë të formës së prerë.
“Më konkretisht, kemi dy aktgjykime dënuese të cilat veç janë të formës së prerë, respektivisht të të dënuarit Aleksandër Vlajiq, si dhe të të dënuarit tjetër Bojan Jevtiq, të cilët që të dy kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ne kemi ofruar edhe prova konkrete”, ka deklaruar ai.
Sipas Kodraliut, rasti është veçanërisht i ndjeshëm për shkak të pozitave që kanë mbajtur personat e dënuar.
Ai ka bërë të ditur se Aleksandër Vlajiq dhe Bojan Jevtiq kanë qenë zyrtarë të lartë në Policinë e Kosovës
“Njëri ka qenë toger me gradë në Policinë e Kosovës, më konkretisht në pikën kufitare në Kamenicë, dhe tjetri ka qenë zyrtar i inteligjencës së policisë në pjesën e Veriut të Mitrovicës”, ka deklaruar Kodraliu.
Sipas tij, pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet që Prokuroria të ndërmarrë veprime urgjente për sigurimin e provave
Kodraliu ka deklaruar se Aleksandër Vlajiq është dënuar edhe për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë, në dhjetor të vitit 2022.
Sipas tij, gjatë ekzaminimit të telefonave të Vlajiqit janë gjetur dëshmi që kanë çuar në inicimin e rastit për spiunazh.
“Nga ekzaminimi i telefonave të të dënuarit Aleksandër Vlajiq kemi vërejtur dëshmi të mjaftueshme që të iniciojmë edhe rastin për spiunazh, e që nga sigurimi i provave të tjera kemi vërtetuar edhe para gjykatës që i njëjti ka qenë edhe i rekrutuar tek shërbimi inteligjent serb, më konkretisht te zyrtari, respektivisht personi përgjegjës i BIA-s në rajonin e Novipazarit”, ka thënë Kodraliu.
Ai ka bërë të ditur se nga ky hetim është iniciuar rast penal edhe ndaj një zyrtareje nga Mitrovica e Veriut, e cila ka qenë pjesë e misionit të OSBE-së në Kosovë.
Sipas tij, ajo është dënuar në shkallën e parë, ndërsa çështja aktualisht është duke u trajtuar në Apel.
“Për këtë arsye duhet të jem pak i rezervuar në trajtimin e kësaj zyrtareje, respektivisht e cila është duke u proceduar në gjykatë”, ka thënë Kodraliu.
Duke folur për rastin e Fatmir Shehollit, Kodraliu ka deklaruar se ai ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb, konkretisht për një zyrtar të lartë të BIA-s për kundërterrorizëm.
“Fatmir Sheholli ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb, konkretisht për zyrtarin e lartë të BIA-s për kundërterrorizëm, Bojan Dimiq, në implementimin e një misioni me qëllim të dëmtimit të disa figurave politike në Kosovë. E, çka është më e rëndësishmja, dëmtimi është synuar të shkaktohet para zgjedhjeve që janë mbajtur në Kosovë”, ka deklaruar Kodraliu

T� tjera
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
-
E tundi kokën dhe qeshi: Gjesti epik i Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit me 17 muaj burgim në rastin e dytë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është parë duke qeshur gjatë seancës ...
-
Ismaili pas vendimit nga Gjykata: Një popull që ka luftuar për lirinë e vet nuk mund të pranojë që historia e çlirimit t’i rishkruhet si histori faji
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit nga Gjykata Speciale ...
-
Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë!
Reagimi i ushtrueses së detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ndaj dë...
-
Hamza: Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës
Bedri Hamza, ka reaguar në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ak...
-
Specialja publikon vendimin: Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë, Smakaj e Fazliu lirohen, Kilaj shpallet i pafajshëm
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim nga Gj...
-
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë
Pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin Hashim Thaçi u dënua me një vit e pe...


































