Prokurori Besim Kelmendi caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 21 April 2022
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e 214-të, të enjten, me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.
Këtë detyrë, Kelmendi do ta ushtrojë deri në një vendim të ri të KPK-së, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas Rregullores Nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, në qoftë se mandati i Kryeprokurorit të prokurorisë përkatëse ka përfunduar në çfarëdo mënyre, KPK-ja merr vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës.
Ndryshe, më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) votoi unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim tani mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani.
Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.
Ndaj këtij procesi kanë reaguar Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces.
Ndërsa, gjatë të enjtes, presidentja Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, për të diskutuar rreth këtij procesi.
Aleksandër Lumezi sot (21 prill) përfundon mandatin në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, pozitë të cilën e kishte marrë më 21 prill 2015.
Të tjera
-
BQE po sjell motive për kartëmonedhat e reja euro
Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka zgjedhur motivet e dy ...
-
Bedri Hamza iu kërkon gjakovarëve të votojnë për një qeveri që investon në Gjakovë
Bedri Hamza ka mbajtur sot një tubim me qytetarë në Gjakovë. Hamza ka thën...
-
Kolgeci: Suhareka jonë, Lidhja jonë, zemrat tona rrahin përherë me LDK-në
Selman Kolgeci, kandidati për deputet me numrin 91 nga Lidhja Demoratike e Ko...
-
Daut Haradinaj pritet në Kodrën e Trimave: PO-në për Kosovën Fituese po e gjejmë kudo dhe masivisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kand...
-
Zotimi i Rrezarta Krasniqit: Lụfta kundër korrupsionit, prioritet i patjetërsueshëm
Rrezarta Krasniqi, kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike ...
-
Lushtaku: Llausha e Leqina, të vendosura që me votën për listën fituese #PDK131 t’ia kthejnë Kosovës qeverisjen e duhur
Kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim ...
-
Propaganda e VV-së demaskohet nga gazetari Mehmetaj
Gazetari Lirim Mehmetaj ka demaskuar një propagandë të kamuflluar nga Lëvizja...
-
Shala viziton kullën-muze të Ahmet Delisë: Në gjurmët e lavdisë, nderojmë sakrificën shekullore për liri
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fera...
-
“Kurtin nuk e voton gruaja, s’ka nënshtetësi kosovare”
Bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, Rita Knudsen Augestad, nuk është p...
-
Lajçaku përfundon mandatin: Kosova dhe Serbia të krenohen me Marrëveshjen e Ohrit
Ish-emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka ...
-
Memli Krasniqi nga Prizreni: Qytetarët e pakënaqur me qeverinë aktuale po i besojnë PDK-së dhe Bedri Hamzës
Prizren, 31 Janar – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi...
-
“Oficerë të FSK-së po e lënë punën për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria Kurti”, Besa Kabashi Ramaj akuza të rënda për pushtetin
Ekspertja e sigurisë dhe njëherish edhe kandidate për deputete e Partisë Demo...