Projektligji për pagat mund të shkojë në Kuvend gjatë qershorit
Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 30 April 2018
Projektligji për pagat me të cilin synohet nivelimi i pagave për punë të njëjta të cilat paguhen nga buxheti i shtetit, pritet të shkojë në Kuvend në muajin qershor.
Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Projektligji për pagat, ishte miratuar në qeverinë e kaluar të kryeministrit Isa Mustafa, në fund të vitit 2016 dhe u pati proceduar në Kuvend.
Por ende pa u diskutuar as në Kryesi të Kuvendit e as në Komisione ishte tërhequr nga Qeveria pas kërkesës së Bashkimit Evropian.
Zyra e BE-së në Kosovë kishte kërkuar që Projektligji për Pagat të procedohet në Kuvend në pako me Ligjin për shërbimin civil dhe Ligjin për organizimin e administratës publike.
Që nga ajo kohë ka pasur disa parashikime se kur projektligji do të shkonte në Kuvend.
Dhe parashikimi më i fundit është dhënë nga ministri i Administratës Publike, Yagcilar.
“Ne besojmë se gjatë muajit qershor do të vije në Kuvend, do të vinë ligjet në pako, pasi që edhe kërkesat kanë qenë të dërgohen në pako dhe pastaj në procedurat parlamentare do të shikohet që kjo sa më shpejt të përfundon dhe pastaj të bëhet edhe planifikimi sa i përket hyrjes në fuqi, sepse duhet të bëhet përshtatja edhe përmes akteve nënligjore dhe përshtatja e ligjeve tjera që ligjet të jenë të zbatueshme”, ka thënë ministri.
Yagcilar tha se ligji nevojitet të miratohet sepse ai tashmë është edhe pjesë e Agjendës europiane.
“Është pjesë edhe e reformave të Administratës Publike. Ne jemi duke punuar intensivisht në këtë ligj, edhe në ligjin për organizimin e administratës publike dhe në ligjin për zyrtarët publikë, ose ligjin për shërbimin civil”, tha ai.
Pagat e fuqisë punëtore që paguhen nga buxheti i shtetit, do të përcaktohen sipas koeficientit, theksoi ministri Yagcilar.
“Në aspektin shifror nuk mundemi tash për të dhënë informata, por në aspektin e raportit, koeficienteve planifikohet paga bazë të jetë 1 me 11 ose maksimumi 1 me 12. Pastaj bëhet përcaktimi I vlerës së koeficientit i cili varet edhe nga buxheti I Republikës së Kosovës e prej faktorëve tjerë, pastaj mund të kalkulohet sa do të jetë paga më e ultë ose më e lartë në kuadër të buxhetit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Me ligj synohet të bëhet nivelim sipas pozitave në kuadër të funksionarëve dhe zyrtarëve publikë, faktikisht të gjithë njerëzve të cilët përfitojnë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Aty përfshihen pozita e presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit, ministrave, deputetëve, kryeshefa të agjencive, pastaj kalohet edhe në fushat e shërbimit civil, përkatësisht tek arsimi, shëndetësia e policia
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...