Projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë COVID-19, Nushi: Përjashtohen partitë politike dhe bizneset e mëdha
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 05 October 2022
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot ka shqyrtuar në parim projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së pandemisë, COVID-19.
Qëllimi i këtij projektligji është falja e masave ndëshkimore të shqiptuara nga institucionet e Kosovës si dhe përcaktimi i procedurave në lidhje me formën e këtyre masave.
Propozuesi i kësaj nisme qytetare, Nol Nushi tha se ky projektligj ka ardhur në qershor të vitit 2021 dhe sipas tij, është proceduar me vonesë në këtë komision.
Ai tha se ky projektligj përjashton bizneset e mëdha dhe partitë politike.
“Nisma legjislative për faljen e gjobave gjatë pandemisë. Nismë legjislative prej 10 mijë nënshkrimeve. Projektligji është dorëzuar në qershor të vitit 2021. Dhe për herë të parë po e trajtojmë këtë projektligj. E kam një kritikë për vonesën e këtij projektligji…Shkelja flagrante e këtij ligji në fushatën e famshme në vitin 2021, na ka nxit neve si qytetarë që të kërkojmë faljen e gjobave ndaj qytetarëve. Nga ky projektligj përjashtohen nga falja, bizneset e mëdha dhe partitë politike, të cilët në momentin e parë kur erdhën në fushatë, ata e bën shkeljen flagrante të këtij ligji”, ka thënë Nushi.
Ndërsa shtoi se në bazë të të dhënave të Policisë së Kosovës 329 qytetarë të Kosovës janë ndëshkuar në bazë të këtij ligji.
E kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollcaku tha se ky projektligj e ka humbur kuptimin.
Ajo konsideroi se me faljen e gjobave po bëhet një precedant në rrezik të shëndetit publik.
Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu kritikoi që ky projektligj ka ardhur me vonesë në Komisionin e Shëndetësisë.
Sipas tij, ardhja e këtij projektligji me vonesë në këtë komision përbën shkelje ligjore.
“Ardhja e këtij projektligji me këtë vonesë në këtë komision përbën shkelje ligjore. Kushdo dhe sado që ta kenë mbajtur në sirtarët e zyrat e tyre kanë bërë shkelje ligjore. 15 ditë ka qenë koha e verifikimeve të nënshkrimeve nga KQZ-ja dhe 30 ditë periudhë mendim nga qeveria, e të gjitha këto procedura të caktuara me ligj për nisma legjislative janë shkelur. Ka nevojë që ky ligj të shkoj te deputetët dhe të analizohet. Gjobat nuk kanë qenë për të gjithë njësoj. Janë gjobitur qytetarët e janë amnistuar politikanët”, ka thënë Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, po ashtu tha se e mbështet këtë projektligj.
“Jap mbështetjen time këtij projektligji që të shqyrtohet në Kuvend dhe ta shqyrtojmë”, tha Haxhiu.
Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se Ligji për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 është zbatuar në mënyrë selektive, andaj kërkoi që Projektligji për faljen e gjobave të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, të merret në konsideratë dhe të mbështetet nga pozita dhe opozita.
Të tjera
-
Hamza: Kosova mundet ma mirë, ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë
Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ...
-
Rohde: Rruga drejt ndërprerjes së funksionimit të strukturave paralele të jetë gjithëpërfshirëse
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet deklara...
-
Dervishaj organizon udhëtimin më unik ndonjëherë për të rinjtë
Këtë të premte kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Pa...
-
Oda Ekonomike Amerikane: Devolli Corporation dhe Devolli Group kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë së Kosovës
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sul...
-
Policia thotë se operacionin ndaj strukturave paralele e zhvilloi me kërkesë të MAPL’së
Policia e Kosovës e ka arsyetuar aksionin e sotëm për mbylljen e komunave par...
-
Arton Cervadiku i bashkohet AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është forcuar me një anëtar të ri. Arton Cer...
-
Shala: Reçaku është kujtimi i vuajtjeve dhe sakrificës së popullit tonë për liri
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala ka bërë homazhe me rastin e 26-vj...
-
BE-ja dhe SHBA-ja e kundërshtojnë mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën ven...
-
ShBA-ja e vendos edhe një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë sanksione të reja ndaj më shumë se ...
-
Mergim Lushtaku: Jakup Nura meriton mbështetjen tonë, votoni numrin 11 në listën fituese të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Daut Haradinaj takon 40 prindër të bashkëluftëtarëve të tij në Deçan: Një pjesëmarrje e tillë na jep motiv për të vazhduar përpara
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj me ...
-
Dështimi i takimit në Bruksel, Lajçak: Kosova m’i prezantoi prioritetet, Serbia s’mori pjesë për shkak të zhvillimeve në Kosovë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas dështimit të ...