Lajme

Projekti i rrugës Podujevë-Prishtinë, ministri Aliu ka një lajm

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 23 December 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se sot sapo kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga minsitri i Financave, Hekuran Murati, lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.

Ai gjatë konferencës për media, potencoi se problemet që i kanë pasur me këtë rrugë tashmë janë zgjidhur, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështjen e shpronësimit dhe çështjen e projektit.

“Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë”, tha ai.

-Advertisement-

Aliu u shpreh se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë, që do të jetë e ndarë në katër llote dhe tha se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Podujevë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.

Ministri Aliu shtoi se kostoja e projektit do të jetë gjithsej 38 milionë euro, derisa shtoi se në parashikimin e buxhetit ka qenë 22.3 milionë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera