“Projekt statuti i propozuar për Asociacionin cenon parimet e pavarësisë së Kosovës”
Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 14 May 2023
Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur me 2 maj në Bruksel, cenon parimet themelore të pavarësisë së Kosovës.
“Lidhur me Asociacionin, të jetë një bashkim komunash që nuk rrezikon aspak sovranitetin e Kosovës, por që ju bën të mundur serbëve të Kosovës që ta pranojnë Kosovën si vendin e tyre”, tha ai.
Zoti Spahiu vlerëson se çfarëdo zgjidhjeje për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, duhet të vlejë edhe për pakicat tjera në rajon, përfshirë pakicën shqiptare luginën e Preshevës në Serbi.
“Do të ketë zhvillime të tilla, është diçka e paevitueshme, madje lidhur edhe me pakicat tjera që jetojnë ta zëmë në Serbi, Maqedoni dhe vende të tjera. Prandaj në njëfarë mënyre kjo hap kutinë e Pandorës që të ndodhin situata të tilla. Natyrisht gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është të mos e quaj alarmante, për shkak të një diskriminimi pasiv që po organizohet”, tha ai.
Zoti Spahiu aktualisht udhëheq Këshillin e Ambasadorëve të Kosovës, i cili, thotë ai, synon mes tjerash mbështetjen e vendit në realizimit të interesave shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Tanimë Kosova ka mbi 50 ish ambasadorë që kanë shërbyer dhe që nuk janë më në shërbim. Ata duan që ta japin kontributin e tyre në aspektin e këshilldhënies dhe të mbështetjes pa pagesë të ministrisë sonë të Jashtme apo të kujtdo qoftë që dëshiron t’i ketë shërbimet tona”, tha ai.
Në kuadër të bashkëpunimit që Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në Prishtinë gjatë kësaj jave qëndruan tetë ish ambasadorë amerikanë.
Udhëheqësi i këtij Këshillit, ish ambasadori Timothy Chorba tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se synimi i vizitës është njoftimi i delegacionit amerikan me çështjet kryesore politike në rajon dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen.
Ai tha se përparimi që ka shënuar Kosova viteve të fundit është i jashtëzakonshëm.
“Unë isha këtu para katër vitesh dhe nuk kam qenë më për shkak të COVID-19-ës, por është i jashtëzakonshëm zhvillimi fizik, ndërtimi, modernizimi. Por më e rëndësishmja një shtet i ri po ndërtohet e zhvillohet nën parime demokratike, kështu që kur ta mendosh ka qenë një investim shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Zoti Chorba tha se vullneti i Kosovës në rrugën e integrimeve është i qartë dhe se pret ta shohë atë anëtare në organizata shumëpalëshe, në një të ardhme jo shumë të largët.
“Do të prisja që të jetë në interesin e NATO-s ta bëjë Kosovën anëtare të saj në një pikë, në një të ardhme jo shumë të largët, kur NATO-ja vendos që është e përshtatshme. Kosova ka vullnetin e dëshirën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në organizata të tjera shumëpalëshe dhe si thotë një fjalë amerikane ‘kur ka një vullnet – ka dhe një rrugë”, tha Zoti Chorba.
Ai vlerësoi lart partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, ndërsa shprehu posaçërisht mirënjohje për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.
Delegacioni i ambasadorëve amerikan gjatë vizitës në Kosovë zhvilloi takime edhe me udhëheqës të institucioneve, përfaqësues të partive politike opozitare si dhe të biznesit. /VOA
Të tjera
-
Bie mbi një metër borë në zonën e njohur turistike në Austri
Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një me...
-
Besnik Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po qëndron në Teksas të ...
-
Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në
Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Parti...
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa ...
-
Alicia Kearns: Britania të fokusohet urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të s...
-
Moska kërcënon me ạrmë bërthạmore nëse Ukrainës i lejohen sụlmet thellë brenda Rusisë
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit të përdorë armët pe...
-
I jepet lamtumira e fundit policit Ahmet Rrahmani
Sot iu dha lumturia e fundit policit Ahmet Rrahmanit, i cili vdiq në moshën 5...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri në Gjonaj të Prizrenit, arrestohet një person
Një person është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të shtëna me ar...
-
“Historia rrezikon të përsëritet” – Sinani për paralajmërimin e kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se shërbimi ushtarak i detyrue...
-
Analistët të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi: S’arriti frenimin e ndikimit rus dhe përshpejtimin e integrimit në BE
Analistët shprehen të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi. Ata vlerësojnë se ...
-
Aksident mes motoçikletës e veturës në Janjevë, motoristi në gjendje të rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture e një motoçiklete në Janjevë t...
-
Rrëshqitjet e dheut pas shiut bllokojnë përkohësisht disa rrugë në Shqipëri
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të së sht...