Sport

Programi i ditës së prezantimit të Ronaldos nga Juventus

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 14 July 2018

Cristiano Ronaldo bëhet gati për prezantimin e tij si futbollist i ri i Juventusit.

Sulmuesi portugez ka arritur marrëveshje për transferim nga Real Madrid te skuadra kampione nga Serie A.

Të hënën pritet të mbërrijë në Torino për të filluar ditën e testeve mjekësore dhe prezantimit para mediave.

-Advertisement-

Ronaldo do të mbërrijë në aeroportin e Torinos në Caselle rreth orës 10:00. Më pas ai do t’i fillojë testet mjekësore në J Medical në ora 11 e 30.

Në ora 16:00 do ta bëjë një vizitë tek Continassa para se të paraqitet në konferencë për media në  sallën Agnelli ose Boniperti.

Në mbrëmje do të rikthehet në Greqi për t’i vazhduar pushimet e verës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera