Lajme

Profesori i Gazetarisë: Zgjedhja e aktivistit politik për drejtor është grushti i fundit për RTK-në

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 31 January 2023

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli ka deklaruar se zgjedhja e një aktivisti politik si drejtor i Televizionit Publik është një goditje për besueshmërinë dhe integritetin e RTK-së.

“Zgjedhja e aktivistit politik për Drejtor të Televizionit Publik, është grushti i fundit për RTK-në. Pra, për shikueshmëri e besueshmëri ose krijim të opinionit publik”, ka deklaruar Zeneli.

Sipas tij ky vendim e barazon RTK-në me televizionet publike të tjera të rajonit, të cilat nuk kanë një ndikim në krijimin e opinionit publik.

-Advertisement-

“RTK-ja barazohet me në fund me RTSH-në, e televizionet tjera publike në rajon që ndikimin në krijimin e opinionit e kanë zero”, ka shtuar ai.

Profesori ka thekuar duke vlerësuar se kjo do të jetë një feste për mediat private, pasi ato nuk do ta kenë “një konkurrent me pak”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera