Produksioni ‘zhvishet’ komplet, sapo u zbuluan kontratat e Big Brother VIP Albania
Autori: Gazeta inFokus
18:11 | 16 April 2023
Produksioni ‘zhvishet’ komplet, sapo u zbuluan kontratat e BBVA.
Edhe pak javë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother”. Që prej 24 dhjetorit, personazhet e kësaj loje kanë marrë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm, duke bërë për vete fansat nga e gjithë bota.
Por si çdo format tjetër televiziv, edhe “Big Brother” është një produksion, që ka në qendër të vëmendjes fitimin dhe jo vetëm nga produksioni, por edhe nga vetë banorët. Ndonëse vitin e shkuar është mohuar se personazhet janë paguar, duket se disa prej tyre, kanë firmosur për të marrë pagesa për tu bërë pjesë e “Big Brother”.
Megjithatë, duke qenë se kontratat janë individuale, vetëm disa prej tyre kanë marrë pagesë, ndërkohë që të tjerët jo vetëm që nuk janë paguar për ditët e qëndrimit, por edhe kanë kërkuar ata vetë që të bëhen pjesë e lojës, duke pranuar çfarëdo lloj kushtesh që do t’i vendoseshin. E duket se një fakt të tillë e kanë pranuar edhe vetë banorët. Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP” është shoqëruar me mjaft zhurmë.
Mes shumë hipotezash nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni, të cilit pas daljes së Oltës, “ringjallën” programin me rikthimin. Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.
Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet, duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit. Por kur Efi shprehet “mora pagesën dhe…”, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.
Nga ajo çfarë kuptohet nga kjo bisedë, Efi duket sikur është paguar për tu rikthyer në shtëpi. Dhe nga loja që ajo është duke bërë, është treguar edhe më e ashpër se herën e parë, duke u pozicionuar direkt tek konflikti me Dea Mishel. Nga ana tjetër, edhe Kiara ka ardhur ndryshe në këtë lojë, duke bërë me dije se ka parë shumë gjëra dhe tashmë është përqendruar vetëm te loja e saj, duke mos u shqetësuar më për banorët e tjerë dhe asaj çfarë ata mendojnë.
Një detaj, që na bëri përshtypje, ishte dhe Ronaldo, në momentin që la lojën mbrëmjen e së martës dhe në intervistën e tij në studio, zbuloi më shumë se duhej. Ndonëse ai u fut si një nga katër banorët me televotim, në studio ai u shpreh se kur më erdhi ftesa për t’u rifutur isha shumë i lumtur. Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e “Instagram”-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë.
Në kontratat e firmosura nga banorët, të ndryshme kanë qenë kushtet për ta. Por më e paguara ka qenë aktorja Olta Gixhari, e cila shihej edhe si pretendente për ta fituar lojën.
Kontratat e pagesave për banorët kanë arritur deri në shifrat 500 euro për një javë qëndrimi, apo kontrata ku garantojnë marrjen pjesë si pjesë aktive e televizionit të “Top Medias”. Ndonëse sot është Luizi, kandidati më i përfolur, këngëtari nuk ka firmosur një kontratë fitimprurëse, të paktën në fillim të këtij formati. Por, duket se gjithçka ndodhi më pas, e bëri Luizin milioner brenda asaj shtëpie.
Pak javë më parë, ai ka firmosur një kontratë me “Top Channel”, ku edhe do të menaxhohet prej tyre pas përfundimit të lojës. Teksa jashtë po bëhet një “luftë” se kush do të jetë klubi i parë që do ta marrë këngëtarin për të kënduar, kjo duket si një ftesë disi e vështirë për t’u realizuar, duke qenë se tashmë nuk është vetëm Luizi që vendos për ftesat e tij.
Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, teksa ka folur në emisionin “Natën me Aulonën” tha se koncerti i parë i Luizit është prenotuar dhe se çmimi i është rritur si në formë ankandi ku nisi fillimisht me 5 mijë euro dhe tani i ka shkuar 10 mijë euro. Por, duket se vendimet për Luizin do të merren nga produksioni, duke qenë se tashmë janë ata që i menaxhojnë imazhin, pas kontratës prej 100 mijë eurosh.
Veç Luizit, edhe Kiara ka një kontratë me produksionin, ku përfshihet pjesëmarrja e saj në një nga format e “Top Medias”, si moderatore. Pas daljes nga “Big Brother”, Kiara ka firmosur tashmë këtë kontratë. E teksa për banorët e tjerë, nuk ka pasur kontrata të majme, duke pasur kështu vetëm disa kufizime.
Madje ka pasur nga ata që kanë hyrë brenda për të promovuar një biznes të tyre. Por, kontratat e firmosura ia ndalojnë rreptësishtë këtë promovim, duke bërë që t’i përmendin bizneset e tyre në mënyrë tangjente brenda lojës. Një tjetër kontratë, e firmosur teksa banorët ishin brenda shtëpisë, ka qenë edhe për produksionet muzikore të krijuara aty.
Kujtojmë se fillimisht ka qenë Luizi, që i ka dedikuar një këngë Kiarës për “Shën Valentin”. “Me ty” numëron sot plot 12 milionë klikime dhe në kontratë ka qenë e përcaktuar se kënga do të ishte pjesë e kanalit të “Youtube” të “Top Medias” dhe do të administrohej prej tyre. E njëjta gjë ka vlejtur edhe për këngën e Armaldo Kllogjerit.
“Ta dija” ka sot 464 mijë klikime dhe kënga i përket po “Top Medias”. Veç bizneseve, banorët kanë qenë të ndaluar edhe të promovojnë projektet e tyre që kanë në televizione apo në biznese të ndryshme. Por si ka pasur disa klauzola nga produksioni, ashtu ka pasur edhe kërkesa nga vetë konkurrentët.
Ndër to ka pasur nga ata që kanë kërkuar që një histori apo një ndodhi e ndodhur jashtë shtëpisë, mos të përmendej në asnjë moment nga produksioni. Ashtu edhe si ka pasur nga ata banorë që kanë kërkuar të kenë brenda shtëpisë, mundësi më të shpeshtë për të folur në telefon me familjarët e tyre, për të mësuar më shumë rreth asaj çfarë po ndodhte me jetën jashtë.
Natyrisht që për mediat është e vështirë të zbulohet se çfarë realisht i është plotësuar nga këto kërkesa, duke qenë se vetë konkurrentët kanë si pjesë të kontratës edhe faktin që nuk duhet të flasin rreth këtyre detajeve. Por ajo që dihet me siguri, është fakti se nga këto kontrata, të gjitha palët kanë dalë të fituara, duke marrë atë çfarë i duhet.

T� tjera
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...



































