Lajme

Producentja Era Berisha pas vras*jeve të grave: Kush po i mbron PARA se t’i mbulojmë me dhe?

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 26 August 2026

Producentja Era Berisha ka reaguar pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave në Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe veprime parandaluese për dhunën ndaj grave.

Përmes një statusi, Berisha ka reaguar edhe pas rastit të fundit në Prizren, ku një grua 80-vjeçare u gjet e vdekur, ndërsa për vrasjen e saj dyshohet bashkëshorti 81-vjeçar.

“Sot u vra një grua 80-vjeçare në Prizren. Para saj, gra të tjera. Nesër mund të jetë një tjetër emër në këtë listë”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Ajo ka kritikuar mënyrën se si shoqëria dhe institucionet reagojnë vetëm pasi ndodh vrasja, duke thënë se pas çdo rasti publikohen deklarata, ngushëllime dhe reagime, për t’u pasuar më pas nga heshtja deri në rastin tjetër.

“Kush po i mbron gratë PARA se të vriten? Kush po e ndal dhunën PARA se të bëhet varrim? Kush po mban përgjegjësi PARA se të kemi viktimën e radhës?”, ka pyetur ajo.

Berisha ka theksuar se pas çdo gruaje të vrarë mbetet një familje e shkatërruar dhe se përgjegjësia nuk përfundon vetëm te autori i krimit.

“Problemi nuk është vetëm ai që vrau. Problemi është se jemi bërë indiferentë ndaj vrasjes së grave”, ka shkruar ajo.

Në fund, ajo e ka përmbyllur reagimin me një mesazh të fortë:

“NUK DUAM MË ‘NGUSHËLLIME’. DUAM TË MOS KEMI MË KË TË NGUSHËLLOJMË.”

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy