Prodhuesit kosovarë ballafaqohen me mungesë të punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 20 August 2019
Me temën “Gjendja e prodhimit në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, sot është mbajtur tryezë me përfaqësues të disa kompanive të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në mos mbështetjen e institucioneve si prodhues vendorë.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se MTI duhet të jetë shumë më e aftë për mbrojtjen e produkteve vendore.
Ndërsa, Kujtim Gjevori nga kompania Scampa tha se ka pasur zhvillime sa i përket industrisë së prodhimit, por jo kënaqshëm.
Ai ka renditur disa nga kërkesat për Qeverinë e ardhshme.
“Duhet të ketë një listë të çmimoreve sa i përket energjisë elektrike. Është me rëndësi të bëhet tash e jo më vonë. Duhet të ketë edhe një disiplinë financiare, mospagesat me kohë po shkaktojnë probleme tek bizneset. Qasja te financa duhet të specifikohet tek banka qendrore, ne nuk po mundemi me u zhvillu sa po mundohemi. Pikë me rëndësi është edhe aftësimi i punëtorëve. Me u caktu emisarët diplomatikë ku prodhuesit kosovarë e kanë të vështirë me u qasë në informata nga vendet tjera se për çfarë kanë nevojë”, tha ai.
Bajram Rushiti nga Furra “Buka”, tha se do të ishte mirë që të identifikohen se kush janë prodhuesit në të vërtetë.
Sipas tij, vetëm vitin e kaluar kanë humbur 1600 euro në trust, sa i përket qasjes në financa tha se ka shumë vend për përmirësime.
Gojart Kelmendi, nga fabrika “Flutura”, ka përmendur disa nga synimet që duhet t’i ketë Qeveria e re, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe prodhimit në Kosovë. Tha se duhet të krijohet një bankë shtetërore.
“Mendoj se Kosova momentalisht nuk ka strategji as afatshkurtër as afatgjatë. Qeveria e re duhet të ketë një strategji qe do të zhvillonte sektorin prodhues. Po shohim se ka migrim të të rinjve, e kjo do të duhej të ndalej vetëm nëse zhvillohet sektori prodhues. Të gjithë ne prodhuesit po kemi problem në financimet e bankave komerciale. Shteti duhet të krijoj një bankë shtetërore. Pikë tjetër që Qeveria e Re do të duhej të fokusohej është subvencionimi në makineri dhe eksport”, tha ai.
Ai tha s epo mungojnë shkollat profesionale në Kosovë, për çka sipas tij nuk po ka kuadro te profesionalizuar në fusha të caktuara.
E Ylber Bajraktari nga Stone Castle tha se po ballafaqohen me mungesë të punëtorëve. Ai ka shprehur pakënaqësitë edhe për importin dhe kualitetin e verave. Bajraktari ka kërkuar edhe lirimin e akcizës.
“Kompania jonë ka ardhur në atë situatë që një person po mbikëqyr 5 hektarë të rrushit. Shkak është edhe migracioni, por nuk ka edhe njerëz adekuatë. Çfarë kërkojmë ne është edhe lirimi i akcizës. Ne si kompani përveç që e bëjmë deklarimin e rrushit, për çdo litër bëjmë edhe analizat, të gjitha këto janë të kosto të mëdha, pse duhet të pres me muaj të mostrave për të dalur në treg. Verat e importit nuk e kanë kualitetin e verave në vend”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...