Lajme

Procesi i provimit pranues në UP kalon pa telashe

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 19 July 2017

Sot ka nisur provimi pranues në pjesën më të madhe të Njësive akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me këtë rast rektori i UP-së, Marjan Dema me disa prorektorë, vizituan pesë njësi akademike, Fakultetin e Edukimit, atë Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik dhe atë Filozofik.

Demaj tha se është i kënaqur me procesin e deritanishëm dhe pret që në afatin e ardhshëm të pranohen të gjithë ata studentë që e meritojnë.

“Sot në këtë moment menaxhmenti komplet i US-së, “Hasan Prishtina”, është në vizita të fakultete, të cilat e kanë këtë orare, sepse varësisht prej orarit edhe fakultet kanë terminë të ndryshme. Provimi pranues ka filluar me kohë siç po e shihni gjithçka është në rregull. Janë paracaktuar të gjitha kushtet edhe në detaje, studentët kanë ardhur me kohë, nuk ka ndonjë pakënaqësi konkurrenca është shumë e madhe. Urojmë që të përzgjedhin ata më të mirë. UP-ja është duke bërë që vërtet pjesë e këtij universiteti të bëhen më të mirë, sepse në këtë mënyrë UP-ja e ngrit cilësinë. Jemi duke e ngritur kualitetin dhe duke bërë shumë reforma për çka natyrisht edhe opinioni është duke na përcjell, po i sheh edhe rezultatet të cilat jemi duke i arritur”, tha Demaj.

-Advertisement-

Ai tha se këtë vit janë 7 mijë e 500 studentë që do t’i nënshtrohen provimit pranues. Sipas tij, interesimi më i madh është në Fakultetin e Edukimit, Fakultetit Filozofik, sidomos në ato programe që japin mundësi më të madhe për punësim.

“Tash varet na e kemi edhe pragun për t’u pranuar, do të thotë nuk do të thotë që do të pranohen diku 7 mijë e 500, është numri total. Po natyrisht në disa programe mësimor interesimi është tepër i madh, shkon 1 deri në 8 ose 10 studentë. Disa programe mësimore është më i vogël e ato natyrisht nuk shkojnë në fakultete, por kriteret të cilat janë caktuar me konkurs do të respektohen, që do të thotë nuk e dimë sa do të pranohen, por e dimë se nuk do të pranohen më shumës e sa numri të cilin e kemi kërkuar me konkurse. Interesimi më i madh është në Fakultetin e Edukimit, Fakulteti Filozofik disa programe studimore, psikologji e disa të tjera , pastaj në Filologjik, programi i gjuhës angleze, gjermane, Fakulteti Teknik siç është arkitektura, pra janë disa programe studimore të cilat janë më joshëse me të cilat studentët arrin më shpejt deri te punësimi”, tha Demaj.

Të kënaqur me procesin dhe me shpresë që kanë kaluar provimin pranues janë shprehur edhe studentët. Donjeta Iballi, e cila iu është nënshtruar provimit pranues në Fakultetin Filozofisë, programi i psikologjisë, shpreson që do të pranohet dhe se ka shkuar gjithçka në rregull.

“Testi nuk m’u duk i vështirë, përkundrazi ishte i lehët. Prapë pyetjet, s’po di ishin, po të isha unë i kisha zgjedhur të dyja, ama u deshtë me u zgjedh njëra dhe s’ka qenë i vështirë. Kurrfarë mundësie, as me fol, as për të kopjuar. E plotësova testin, përveç pyetjeve që nuk isha e sigurt cilat janë “, tha Iballi.

Edhe Alirona Kastrati, tha se ka zgjedhur Fakultetin Filozofik, Departamentin psikologjik, pasi i pëlqen kjo fushë më shumë dhe se testi i provimit pranues ka qenë i lehtë.

“Jo, normale . Ma merë mendja që po tash ti shohim rezultatet. Jo, gjithçka ka qenë reale”, tha Kastrati.

Ndryshe, rezultatet përfundimtare të provimit pranues do të bëhen të dituar më 26 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera