Lajme

​Procesi Brdo-Brione, Osmani pritet nga homologu i saj Pahor

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 11 September 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka arritur në Slloveni, ku krahas homologëve të saj rajonalë, do të merr pjesë në takimin e 11-të të Procesit Brdo-Brione.
Osmani me këtë rast është pritur nga homologu i saj slloven Borut Pahor.

“E kënaqur që jam kthyer në Slloveni për takimin e udhëheqësve të Procesit Brdo-Brione. Pres me padurim të diskutojmë masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe ri-afirmimin e përkushtimit të vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Temat të cilat do të diskutohen në Procesin Brdo Brione përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, tejkalimi i sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, kriza energjetike, siguria ushqimore dhe përkushtimi për demokraci, paqe dhe dialog.

-Advertisement-

Takimi i Procesit Brdo-Brione mbahet në Brdo afër Kranjit nën udhëheqjen e presidentëve slloven dhe kroat, Borut Pahor dhe Zoran Milanoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera