Sport

Problemet për Jurgen Kloppin nuk kanë të ndalur, Robertson i lënduari i radhës

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 15 November 2020

Skuadrën e Liverpoolit siç duket e ka kapluar ‘mallkimi’ sa i përket lëndimeve të lojtarëve në fazën e mbrojtjes, shkruan Gazeta inFokus.

Problemet për trajnerin Jurgen Klopp nuk po kanë të ndalur javëve të fundit.

Pas Van Dijkit, Arnoldit, Fabihnos e Gomezit, listës së të lënduarve i është shtuar edhe mbrojtësi i majtë, Andry Robertson.

-Advertisement-

Ai nuk është përfshirë në skuadrën e Skocisë për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Sllovakisë.

Robertson ka probleme muskulore, lëndim ky i pësuar ne sfidën ndaj Serbisë, ku Skocia u kualifikua në Kampionatin Evropian 2020./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera