Lajme

Prizrenasi vdes derisa ishte duke punuar në fushë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 04 October 2022

Një person nga fshati Krajt i Prizrenit ka humbur jetën pasi që iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 e ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar  derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull  kosovar , i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera