Lajme

Prizren/ E braktisi një muaj më parë, i mituri denoncon nënën e tij në polici

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 25 October 2022

Një djalë i mitur në Prizren ka denoncuar nënën e tij për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo për shkak se siç deklaron ai pas braktisjes nga nëna ka devijuar dhe është marrë me vjedhje për të cilat është duke vuajtur dënimin.

“Ankuesi mashkull kosovar i mitur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij të dyshuarën femër kosovare e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur dhe si pasojë e kësaj ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes për të cilat është duke vuajtur dënim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur para një muaji (24.09.2022) dhe është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera