Lajme

Prizren, babai tenton ta vrasë vajzën e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 14 April 2023

Një 59-vjeçar me inicialet N.H, është arrestuar të premten në fshatin Randobravë të Prizrenit, pasi që ka tentuar ta vrasë vajzën e tij 31-vjeçare, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë i dyshuari pas një konflikti ka shtënë tri herë në drejtim të vajzës.

“I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Gjithashtu, është konfirmuar se asnjë person nuk është vrarë apo lënduar nga ky incident.

“Në ndërkohë në Stacioni  Policor Prizren veri kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte  vrarë apo lënduar.

Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera