Dakaj: Specialja i bëri padrejtësi të madhe Thaçit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë nxitësit e urrejtjes ndaj tij dhe UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
20:54 | 13 March 2025
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër pas vizitës së ish-presidentit Hashim Thaçi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ai kishte shkuar për të parë babain e tij të sëmurë.
Dakaj e ka cilësuar si “padrejtësi të madhe” trajtimin që Hashim Thaçi ka marrë nga Gjykata e Hagës dhe baltosjen e figurës së tij nga ata që, sipas tij, kanë nostalgji për Jugosllavinë dhe nga një klasë politike që sot është në pushtet, shkruan Gazeta Infokus.
“Padrejtësia që i është bërë këtij njeriu nga Gjykata e Hagës e baltosja që janë munduar me ia bërë injorantët dhe ata që ende kanë nostalgji për Jugosllavinë, është turpi më i madh i kësaj klase politike që kemi sot në pushtet, nga presidentja e deri te të tjerët në pozitat më të larta,” ka shkruar Dakaj.
Sipas tij, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe të tjerët në pushtet kanë qenë ideologët dhe nxitësit e urrejtjes ndaj Hashim Thaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Këta që tani janë në pushtet e kur ishte koha për t’i dalë zot atdheut, nuk ishin askund. Sot, në krye të shtetit i kemi ata që Hashim Thaçin, shokët e tij dhe UÇK-në në përgjithësi e kanë urryer me shpirt, më shumë sesa kanë pasur pakënaqësi për mënyrën e qeverisjes së tij,” ka shtuar ai.
Dakaj shprehet se historia nuk mund të fshihet dhe se, pavarësisht kritikave për mënyrën e qeverisjes së tij, Hashim Thaçit nuk mund t’i mohohet roli historik në Kosovë. Ai e përshkruan Thaçin si prijës të UÇK-së, luftëtar të lirisë, negociator të Marrëveshjes së Rambujesë, ndërtues të shtetit dhe liderin që shpalli Pavarësinë e Kosovës.
“Hashim Thaçi do të mbetet në histori si një njeri që gjysmën e jetës së tij e ka sakrifikuar për këtë shtet që sot e kemi, për këtë liri që e gëzojmë dhe për këtë pavarësi që është e qendisur me gjakun dhe sakrificat e brezave. Këtë çmim po e paguan edhe tani,” ka përfunduar Dakaj.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...





























