Lajme

Pritjet “more vllazën” nuk janë si përpara – Përditësimi i fundit: S’ka kolona të gjata në kufi

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 30 August 2026

Pritje të shkurtra po raportohen në pikat e kalimit kufitar të Kosovës, ndërsa fluksi i automjeteve mbetet kryesisht i qetë.

Sipas të dhënave të përditësuara në 14:06, më së shumti po pritet në Vërmicë, ku koha e pritjes në hyrje dhe dalje shkon deri në 10 minuta. Kolona e automjeteve në të dy drejtimet është rreth 50 metra.

Në Merdarë, Jarinjë, Kullë, Bërnjak dhe Mutivodë, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stanqiq janë rreth 5 minuta.

-Advertisement-

Ndërkohë, pritje edhe më të shkurtra janë regjistruar në Qafë të Morinës, 2-3 minuta, dhe në Qafë të Prushit, 1-2 minuta.

Për kamionët, pritjet në pikat kufitare të paraqitura janë deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy