Sport

Prishtinës i bashkohet futbollisti nga Tunizia

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 12 October 2020

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit të shtunën në ‘Fadil Vokrri’ e presin Besën e Pejës, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.

Në seancën e fundit stërvitore ‘bardhekaltërve’ i’u është bashkuar edhe futbollisti 23 vjeçar nga Tunizia,  Ahmed Radaoui.

-Advertisement-

Ndërkaq kanë munguar trajneri i portierëve, Ahmet Beselica i grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës si dhe dy futbollistët, Lumbardh Dellova e Qendrim Zyba të grumbulluar me Kosovën U21./Gazeta inFokus/

Ahmed Radaoui

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera