Lajme

Prishtinë: Mjeku e shpëton qytetarin që ishte pa shenja jete

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 20 September 2022

Një rast mjaft emocionues ndodhi sot në mëngjes në Prishtinë.

Doktori Shpejtim Aliu arriti që ta shpëtojë një qytetar i cili ishte i shtrirë pa shenja jete në lagjen “Bregu i Diellit”, më saktësisht në rrugën “Hilmi Rakovica”.

Vet Aliu tregoi se si ndodhi rasti.

-Advertisement-

“Ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit. Unë isha duke kaluar me veturë dhe pashë aty disa njerëz të grumbulluar afër një kafiterie. Aty ishte policia, unë u afrova dhe pashë një person të shtrirë. I pyeta se a ka mjek? Më thanë jo. Personi s’kishte puls. Vazhdova reaminimin kardiopulmunar (frymëmarrje gojë më gojë) dhe iu kthyen shenja vitale. Më pas erdhi edhe ambulanca dhe e mori”, tha ai për Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera