Lajme

Prishtinasja akuzon babain dhe vëllaun se ushtruan dhunë fizike ndaj saj, ata e mohojnë rastin në polici

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 01 September 2022

Një vajzë nga Prishtina ka raportuar në polici se babai dhe vëllau i saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:00, e ku viktima me dëshirën e saj është dërguar në strehimore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se babai dhe vëllai saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima me dëshirën e saj është dërguar në strehimore ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe kanë mohuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera