Lajme

Prishtinasi la veturën si garanci për 18 mijë € hua, i kërkohen 30 mijë për ta marrë atë

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 29 August 2026

Prishtinasi la veturën si garanci për 18 mijë € hua, i kërkohen 30 mijë për ta marrë atë
Një qytetar ka raportuar në Polici se kishte marrë hua 18 mijë e 50 euro nga një person, me marrëveshjen që borxhin ta kthente brenda një muaji, së bashku me 3 mijë euro shtesë.

Si garanci për huanë, ankuesi kishte lënë veturën e tij, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Sipas tij, i dyshuari nuk ishte lajmëruar me kohë, ndërsa më pas kishte kërkuar 30 mijë euro në total për kthimin e veturës dhe shlyerjen e borxhit.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur më 13 gusht në rrugën “C” në Prishtinë dhe është duke u hetuar nga Policia.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy