Lajme

Prishtinasen e rrahin vajza dhe dhëndrri

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 15 November 2019

Policia ka bërë të ditur se një grua në Prishtinë është ankuar pasiqë vajza e saj dhe dhëndrri e kanë sulmuar fizikisht.

E si duket mollë sherri për këtë ishte shtëpia ku edhe banojnë që sipas viktimës ka një vendim të gjykatës sipas të cilit të dyshuarit duhet të ia lirojnë shtëpinë.

Por viktima thotë që ai vendim nuk është ekzekutuar deri më tani.

-Advertisement-

“Viktima femër ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit vajza dhe dhëndri i saj të dy K/Shqiptarë, të cilët janë duke jetuar në një shtëpi të përbashkët edhe pse viktima pretendon se ka një vendim të gjykatës, sipas të cilit të dyshuarit duhet t’ia lirojnë shtëpinë viktimës, por ai vendim nuk ishte ekzekutuar deri më tash”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera