Sport

Prishtina – Trepa ‘89, ja kur zhvillohet kjo përballje

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 13 March 2018

Dy rivalët e mëdhenj takohen për herë të tretë në këtë edicion. Dy takimet e para i ka fituar Prishtina me rezultat identik – 2:0, shkruan infokusi.com.

Por, po ashtu Prishtina ka tre fitore rresht duke llogaritur edhe fitoren e fundit të edicionit të kaluar. Dy rivalëve rrallë iu ka ndodhur që t’i kenë tre humbje apo respektivisht tre fitore rresht kundër njëra tjetrës. Prishtina i ka tani, por i kishte edhe në vitet 2013-2014. Edhe ’89-shi dy herë ka pasur nga tre fitore rresht, 2012-2013 dhe 2016-2017. Ndërsa vetëm Prishtina ka pasur seri prej 5 fitoreve rresht nga viti 2002 deri më 2005.

Tani do të jetë rasti i dytë që do të përpiqet që ndaj rivalëve të mëdhenj t’i kaloj tre fitore rresht. E këtë e ka domosdoshmëri që të paktën të ruaj distancën e pikëve në kreun e tabelës, por edhe Trepça ’89 e ka “trenin e fundit” që mos të lejojë shkëputje më të madhe apo edhe të ngushtoj atë.

-Advertisement-

Pra, ndeshja përveç rivalitet të madh, ka edhe peshën e madhe për luftën në klasifikim çka e bënë ndeshje jashtëzakonisht të vështirë dhe interesante.

Prishtina përballjes i hynë pas 10 ndeshjeve pa humbje, prej tyre 7 kampionale, ndërsa Trepça ’89 në dy ndeshjet e fundit nuk ka fitore duke humbur nga Prishtina (0:2) dhe luajtur baras me Dritën (1:1).

Java e 23-të e Superligës së Kosovës.

Prishtina – Trepça ‘89

E mërkurë, 14 mars – ora 14:00

Stadiumi: “Shahin Haxhiislami”, Pejë

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Bujar Selimaj (Pz), Besnik Morina (Vu) – Besnik Batalli (Gjk)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera