Sport

Prishtina të dielën udhëton në Anatali, Dallku flet edhe për përforcimet

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 15 January 2020

FC Prishtina ka vazhduar me vlugun e përgatitjeve për edicionin e ri, derisa tashmë është duke stërvitur dy herë në ditë, punë kjo që do të vazhdojë deri ditën e diel kur skuadra edhe udhëton drejt Antalias së Turqisë atje ku do të qëndrojë 11 ditë.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka dhënë detaje për këtë udhëtim derisa ka folur edhe për mundësin e transferimit të ndonjë futbollisti ri pas atij të Otto John.

“Puna po shkon mirë dhe djemtë po stërvitin me mjaft vullnet. Do të punojmë këtu në fushën e 2 Korrikut deri ditën e diel ku edhe udhëtojmë për Anatalia ku do të qëndrojmë 11 ditë. Sigurisht që presim ti zhvillojmë disa ndeshje miqësore por ato nuk do të jenë vetëm sa për të thënë luajmë ndeshje, por do të kërkojmë kundërshtar shumë të fortë”, ka thënë Dallku për Gazetën “Zëri” duke folur më pas për sulmuesin e ri të ardhur te Prishtina Otto John por dhe mundësinë e ndonjë transferi tjetër.

-Advertisement-

“Unë kam insistuar që John të vije tek ne. Ai e njeh kampionatin tonë dhe neve na është dashur një futbollist që është gati për lojë që nuk i duhet shumë kohë për akomodim. Me ardhjen e tij ne vetëm se e kemi mbyllur merkaton e dimrit dhe nuk presim të kemi prurje të reja pra na mbetet të punojmë me këtë fond të lojtarëve që kemi”, ka thënë Dallku.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera