Sport

Prishtina si Manchester Unitedi

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 15 December 2020

Prishtina është në kërkim te titullit të parë te kampionit pas vitit 2013, shkruan Gazeta inFokus.

Klubit me të trofeshëm në futbollin e Kosovës nuk i ka ndodhur asnjëherë një periudhë kaq e gjatë pa titull kampion.

Kur kryeqytetasit fituan trofeun me të rëndësishëm në futbollin kosovar, në krye te ekipit ishte trajneri Afrim Tovërlani.

-Advertisement-

Për koincidencë te njëjtin rast e ka edhe klubi i famshëm anglez, Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ që kanë 20 tituj të Premierligës nuk e kanë fituar titullin që nga viti 2013.

Herën e fundit kur Unitedi triumfoi në Angli, në krye te skuadër ishte Sir Alex Ferguson.

Prishtina, por edhe Manchester Unitedi në këtë sezon nuk po kalojnë formën që është pritur.

Prishtina renditet e treta me 31 pikë, 9-të me pak se Drita që kryeson, kurse Unitedi i teti me 20 pikë, pesë me pak se Tottenhami që rendietet i pari./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera