Lajme

Prishtina po vazhdon të pastrohet pas dëmeve të shkaktuara nga shiu

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 01 July 2023

Ekipet e drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca e Shërbimeve Publike të kryeqytetit, në bashkëpunim me brigadën profesionale të Zjarrfikësve, punëtorët e ndërmarrjes publike komunale “Hortikultura” dhe policinë, kanë intervenuar në zona të ndryshme të kryeqytetit për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut që preku Prishtinën gjatë ditës.

Drejtori Lulzim Fushtica ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, për shprehjen e gatishmërisë për ta ndihmuar kryeqytetin në rast nevoje.

Ai ka thënë se punët janë duke vazhduar ende dhe deri tani ekipet kanë intervenuar në 13 raste të ndryshme në pastrimin e rrugëve nga degët dhe pemët e rrëzuara nga stuhia, largimin e kulmeve të dëmtuara e po ashtu kanë larguar ujërat nga oborret e shtëpive të disa qytetarëve.

-Advertisement-

“Do të qëndrojmë pranë qytetarëve për t’i ndihmuar aty ku kanë nevojë. Jemi duke punuar intensivisht që të pastrojmë të gjitha zonat e prekura nga shiu i rrëmbyeshëm që ra gjatë ditës. Falënderoj të gjithë të angazhuarit, zjarrfikësit, policët e punëtorët e palodhshëm të ndërmarrjes publike komunale ‘Hortikultura’. Lus qytetarët që të thërrasin pa pagesë në numrat e telefonit 0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44 dhe të na informojnë për dëmet që mund të kenë pësuar nga stuhia e shiut”, ka deklaruar Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet.

Ai theksoi se ekipet e angazhuara do të vazhdojnë punën edhe më tutje në terren.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera