Lajme

Prishtina ngrohet nga nesër, Termokosi nis sezonin për mbi 25 mijë konsumatorë

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 14 Tetor 2026

Ndërmarrja publike “Termokos” ka bërë të ditur se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e sezonit të ngrohjes 2026/2027, i cili nis zyrtarisht nesër, më 15 tetor, për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas vlerësimit të përgatitjeve për sezonin e ri, kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Bersant Beka, në bashkëpunim me menaxhmentin, ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për nisjen e furnizimit me ngrohje.

“Në bazë të këtij vlerësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet klimatike, sezoni ngrohës 2026/2027 fillon zyrtarisht më 15 tetor për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

-Advertisement-

Ndërmarrja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë përfunduar përgatitjet për fillimin e sezonit të ri ngrohës. Në kuadër të këtyre angazhimeve, është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Gjithashtu, në koordinim me Komunën e Prishtinës dhe organet drejtuese të ndërmarrjes, është vlerësuar se janë plotësuar kushtet për fillimin e sezonit të ngrohjes.

Megjithatë, furnizimi me ngrohje do të nisë fillimisht me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të sistemit dhe furnizimin e të gjithë konsumatorëve.

“Për të garantuar sigurinë e pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të furnizimit për të gjithë konsumatorët”, thuhet më tej në njoftimin e Termokosit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy