Sport

Prishtina merr një lajm fantastik para ndeshjes me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 08 February 2021

Prishtina është nikoqire e Dritës, në duelin e vlefshëm për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim do të luhet nesër nga ora 13:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Para kësaj ndeshjes skuadra e drejtuar nga trajneri Zekrija Ramadani ka marrë një lajm të mirë.

-Advertisement-

Kjo, pasi mesfushori, Gauthier Mankenda, është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën për ballafaqimin me gjilanasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet trajneri, Ramadani, i cili për faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar rikthimin e Mankendas nga lëndimi.

“Po, pritet të ketë ndryshime nga përbërja e takimit të Superkupës. Është rritur konkurrenca, janë rikuperuar të lënduarit dhe edhe Mankenda, i cili nuk ishte me ne në Antalya, është përgatitur maksimalisht dhe mund të na ndihmoj shumë”, ka deklaruar Ramadani.

Prishtina – Drita, do të luhet pa praninë e shikuesve për shkak të masave anti-Covid./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera