Prishtina mbetet pa ngrohje, qytetarët tregojnë si po ia dalin
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 15 December 2021
Nga mëngjesi i së mërkurës, banorët e Prishtinës kanë mbetur pa ngrohje qendrore, sepse ka rënë blloku B1 dhe B2 në Temocentralin “Kosova B”, e cila mundëson ngrohjen përmes kogjenerimit, shkruan Gazeta Infokus.
Hasime Dreshaj, shprehet e shqetësuar për këtë gjendje në kryeqytet, duke thënë se nuk kanë zgjidhje tjetër për ngrohje.
“Ne s’kemi asnjë zgjidhje ktu, se shporetë me dru s’kemi, veç me nejt nën qebe”, tha ajo.
Ndërkaq, edhe për Nafije Ajdinin, ky problem është mjaft shqetësues, e cila tregon se gjatë ditës së sotme nuk janë ngrohur fare.
“Rryma shtrejt, se qysh nxehemi nuk e di”, u shpreh Ajdini.
Lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Ata kanë treguar se po punohet në sanimin e telasheve dhe se deri të enjten në mëngjes pritet te funksionalizohet blloku B1, e që do të mundësonte edhe funksionalizimin e ngrohjes nga Termokos.
“Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te një rrjedhje ne kaldajën e njësisë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kanë filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Për më shumë detaje ndiqni storien e realizuar nga Gazeta Infokus.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...