Sport

Prishtina fiton me rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Bashkimit

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 08 October 2022

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 87:80 (16:17, 19:22, 23:24, 29:17), në xhiron e pestë të Prince Caffe Superligës.

Çereku i parë ishte i barabartë dhe me disa ndërrime në rezultat, ku asnjëra prej skuadrave nuk arrinte shkëputjen dhe përfundon 16:17 për mysafirët.

Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë me prizrenasit që për një nuancë ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 35:39, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Në periodën e tretë, prishtinasit barazuan shifrat në 40:40, por më pas u shkëputen Portokallezinjtë me nëntë pikë epërsi 43:52, dhe ishin në epërsi konstante në këtë pjesë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 58:63.

Megjithatë, rikthimi i madh i vendasve ndodhi në dhjetë minutat e fundit, që e filluan furishëm, duke përmbysur rezultatin.

Bardhekaltrit kaluan në epërsi 69:66 dhe më pas e thelluan epërsinë dhe në fund triumfuan 87:80.

Te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Ëilson me 19 pikë e shtatë asistime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Altin Morina me 17 pikë.

Kryeqytetasit kanë tri fitore e një humbje, kurse prizrenasit dy fitore e tri humbje.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy