Sport

Prishtina dënohet me 1000 euro

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 22 December 2020

Klubi i Prishtinës është dënuar me 1000 euro për shkak të numrit të madh të tifozëve në kohë pandemie, shkrusn Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ballkanit, kryeqytetasit kishin të pranishëm tifozë me numër të madh, çka edhe është e ndaluar.

Më poshtë gjeni njoftimin:

-Advertisement-

FC PRISHTINA nga Prishtina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – BALLKANI e zhvilluar me datë 13.12.2020 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e 15 e takimit, loja ndalet për 5 minuta, nga së një numër i spektatorëve ishte future në tribunat e stadiumit, në kundërshtim me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë , IKSHPK-së dhe FFK-së). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika h dhe neni 10 paragrafi 1 pika d të Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera