Rozë

Prindërit e Piques flasin për herë të parë për ndarjen e futbollistit nga Shakira

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 November 2022

Futbollisti i famshëm i Barcelonës , Gerard Pique dhe këngëtarja me famë botërore, Shakira, bënë një bujë të madhe në media kur zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare.

Edhe pse kanë kaluar disa javë, ndarja e tyre vijon që të jetë kryefjalë e mediave. Por së fundmi titujt kryesorë morën një rrjedhë tjetër, pasi lojtari i Barcelonës njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.

Ndërsa tani, prindërit e Pique kanë thyer heshtjen për herë të parë pas ndarjes së djalit të tyre dhe yllit të muzikës. Prindërit e Pique besojnë se djali i tyre ka nevojë për paqe.

-Advertisement-

Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu , prindërit e Gerardit, deri më tani kishin qenë të qetë për ndarjen e ish-çiftit, por sipas një gazetari spanjoll, ata më në fund treguan dhe anën e tyre të historisë.

Çfarë tha? Shakirës nuk do t’i pëlqejnë aspak fjalët e mamasë së saj për Gerard Pique
Shakira dhe Pique nuk duan të shkojnë në gjykatë

Kur Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre, filluan menjëherë spekulimet se kush do t’i mbante asetet e grumbulluara gjatë lidhjes së tyre dhe sigurisht kush do të merrte kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Të dyja palët thuhet se synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë.

Megjithatë, ka pasur disa fërkime, pasi Pique dëshiron që fëmijët e tij të qëndrojnë në Barcelonë dhe Shakira dëshiron t’i transferojë ata me të në Miami.

Avokatët e tyre thuhet se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin ndërsa përpiqen të zgjidhin çështjet e mbetura.

Lidhja e re e Piques

Pas ndarjes nga Shakira, ylli i futbollit duket se ka vendosur që të shijojë publikisht lidhjen e tij me Clara Chia. Ata janë fotografuar herë pas here në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken mjaft të lumtur bashkë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera