Lajme

Prindërit e Astrit Deharit: Kjo çka ndodhi sot është vrasje e dytë për Astritin

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 18 October 2019

Prindërit e Astrit Deharit janë shprehur të bindur se ekpsertiza zvicerane në origjinal nuk u është dorëzuar sot për qëllime manipulative.

Gjatë një konference për medie, Avni Dehari, babai i Astritit tha se sot kanë shkuar në Prizren për ta kërkuar ekspertizën e ardhur nga Zvicra, mirëpo ajo nuk iu është ofruar nga kryeprokurori.

“Kur i kërkova që të na japin raportin në origjinal na thanë që nuk e kemi. Njerëzit që i kanë dyert e përlyera, që e kanë vrarë Astritin dhe të tjerët luajnë lojën e ping- pongut. Ata të Prishtinës më thonin shkoni në Prizren, ata të Prizrenit shkoni në Prishtinë”, ka thënë Avni Dehari.

-Advertisement-

Me këtë rast, ai ka thënë se Astrit Dehari sot është vrarë për së dyti.

“Të na kishin ftuar si familje kur ka ardhur raporti, ta kishim hapur së bashku raportin dhe të na kishin dhënë origjinalin. Nuk duan ta bëjnë trasnparent procesin, duan t’i fshehin faktet, ky për ne është vrasje e dytë e Astritit”, ka nënvizuar ai.

Edhe nëna e Astritit ka hedhur dyshime mbi atë se çka do të veprohet me raportin.

 

“Si mund t’i besoj kryekprokurorit kur dje thoshte se ky zarf do te përkthehet dhe do t’i dërgohet familjes. Une nuk po e dua të përkthyer, une po e dua origjinalin. Si t’iu besojmë institucioneve tona?”, është shprehur Xhemile Dehari.

Kurse bashkëshortja e Astritit, Arta, tha se kjo çka ka ndodhur është e papranueshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera