Princi Harry, i zhgënjyer nga familja mbretërore
Autori: Gazeta inFokus
13:51 | 26 June 2017
Princi Harry ka qenë aq i zhgënjyer me të qenit pjesë e familjes mbretërore, saqë kishte vendosur të dilte prej saj.
Pasi kishte menduar të hiqte dorë nga titulli, në përfundim ai kishte vendosur se duhej të qëndronte dhe të krijonte një rol për veten.
Duke folur për “Mail on Sunday”, Princi, i pesti në linjën e fronit, tha se hyrja në ushtri kishte qenë shpëtimi i tij. E sipas tij, mbretërorët nuk duan të jenë thjesht një tufë njerëzish të pasur, por duan që ta përdorin pozicionin që mbajnë në të mirë të njerëzve.
32-vjeçari Harry ka qëndruar për 10 vite në ushtri, duke shërbyer dy herë në Afganistan. Ai u detyrua të largohej, kur prania e tij atje u bë e ditur në vitin 2007.
“Më erdhi shumë keq. Të qenit në ushtri ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Ndieja se me të vërtetë po arrija diçka”, thotë ai.
Ai është angazhuar më pas në aktivitete bamirësie, përfshirë mbështetjen e veteranëve të lënduar të luftës dhe grupet e shëndetit mendor.
Javën e kaluar, revista “Newsweek” publikoi një intervistë me Princin, në të cilën ai tha se askush në familjen mbretërore nuk e donte fronin.
“Nuk e bëjmë këtë për veten tonë, por për të mirën e njerëzve”, tha ai. “A ka ndonjë në shtëpinë mbretërore që do të jetë Mbret apo Mbretëreshë? Nuk mendoj kështu, por ne do të përmbushim detyrimet tona në kohën e duhur”.
Harry tha po ashtu se ka menduar për drejtimin e ardhshëm të familjes mbretërore. “Ne duam të garantojmë që monarkia të zgjasë, por ajo nuk mund të bëjë përpara ashtu siç ka bërë nën drejtimin e Mbretëreshës Elisabeth II. Duhet të ketë ndryshime. Gjërat po ecin shumë shpejt, veçanërisht për shkak të medias sociale, ndaj ne jemi të përfshirë në modernizimin e monarkisë”.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































