Rozë

Prezantuesja e famshme diagnostikohet me kancer të trurit

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 03 July 2017

Maria Menounos ka treguar se ajo është diagnostikuar me një tumor të trurit.

39-vjeçarja zbuloi se kohëve të fundit ajo i është nënshtruar një operacioni shtatë orësh për të hequr një tumor të trurit në madhësinë e një topi të golfit, derisa ajo po kujdesej për nënën e saj, Litsa, e cila ka kancer të trurit në fazën e katërt.

“Këtë shkurt, unë mendova se kisha një infeksion të veshit, kështu që shkova të një mjek dhe më tha: “Veshët janë më të pastër se sa që unë kam parë ndonjëherë. Çfarë tjetër po ndjeni? Unë kisha edhe dhimbje koke, kam pasur edhe vështirësi në leximin e tele-promterit”, ka thënë Maria për People, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Thashë: e di që do të mendoni se jam e çmendur, por mendoj se kam një tumor në tru si nëna ime. Ai më tha: “Unë nuk mendoj se je e çmendur, le të bëjmë kontrolle”.

“Unë nuk qaja, unë në fakt qeshja, në atë pikë isha si: “Kjo është një shaka”, shtoi moderatorja.

“Kjo është diçka që kërkon të paktën një muaj shërim, por unë po bëhem gjithnjë e më e fortë, dhe do t’i kthehem realitetin shumë shpejt”.

Maria do të largohet nga puna e saj në E! News, derisa ajo të shërohet.

Image result for Maria Menounos

Image result for Maria Menounos

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera