Auto&Tech

Prezantohet Kia Telluride, makina me gjashte ulëse për të gjitha terrenet (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 17 January 2019

Kjo makinë për të gjitha terrenet, ka të njëjtën platformë sikurse Hyundai Palisade

Kia ka befasuar të gjithë në Detroit Auto Show, kur e prezantoi SUV-in më të madh që ka prodhuar ndonjëherë,

Derisa Telluride ishte parë edhe më herët, në panair u prezantua me pamjet që nuk dallojnë shumë prej konceptit të mëparshëm. Pasi që tashmë ka marrë formë dhe pritet të lansohet të shpejti, dizajneri saj Tom Kearns, ka thënë disa fjalë për këtë SUV.

-Advertisement-

“Konceptin e kemi prezantuar para tri vitesh, ndërsa kemi bërë ndryshie minimale në të. Ndanë të njëjtën platformë me Hyundai Palisade, megjithëse dizajnin e ka krejt tjetër” ka thënë Kearns. Derisa Palisade është shumë i butë, Telluride është tepër agresiv dhe duket se mund të përballet me të gjitha terrenet.

Me shtatë ulëse dhe hapësirën e bollshme që e ofron, kjo Kia pritet të jetë edhe shumë praktike në përfundimin e të gjitha aventurave në ambientet e jashtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera