Lajme

Presidentja Vjosa Osmani u bënë thirrje vajzave për tu bërë pjesë e FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 27 October 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje vajzave dhe grave që të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani përmes një video-mesazhi në llogarinë e saj zyrtare në facebook, i ka ftuar vajzat dhe gratë kosovare që të aplikojnë në konkursin e FSK-së, i cili mbaron me 2 nëntor.

Presidentja e vendit në këtë video-mesazh ka thënë se mundësia për t’i shërbyer vendit tënd nëpërmjet shërbimit ushtarak është padyshim privilegji më i madh në jetën e një personi.

-Advertisement-

“Çfarë e bënë një ushtar apo ushtare të mirë? Guximi, disiplina, përkushtimi, vendosmëria, qetësia në situata sfiduese, aftësia për të zgjidhur probleme, kolegialiteti, por mbi të gjitha dashuria për mëmëdheun. Cili faktor nuk e përcakton nëse një ushtar apo ushtare është e mirë? Është gjinia, siç është dëshmuar për vite tashmë disa nga suksese tona më të mëdha të Ushtrisë së Kosovës në trajnime e angazhime jashtë vendit janë shënuar pikërisht nga vajzat tona, ushtaret tona. Mundësia për t’i shërbyer vendit tënd nëpërmjet shërbimit ushtarak është padyshim privilegji më i madh në jetën e një personi, prandaj sot ju bëjë thirrje vajzave dhe grave të Kosovës që t’i shërbejnë vendit të tyre, ju bëjë thirrje që të aplikoni deri me 2 nëntor për tu bërë krenaria jonë si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dashura vajza dhe gra bashkohuni me FSK-në, bashkohuni në rrugëtimin dhe angazhimin drejt vulosjes së paqes dhe sigurisë në vendit tonë të dashur dhe përtej”, ka thënë presidentja e Kosovës në video-mesazhin e publikuar në facebook.

Një javë me parë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një konference për media njoftoi se FSK ka hapur konkursin për rekrutimin e 840 ushtarëve të rijnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Ky është konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tani dhe i ftoj të gjithë të rinjtë që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, kishte thënë Mehaj të enjten e kaluar.

Më poshtë keni video-mesazhin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera