Lajme

Presidentja Shiroka Pula takon udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 21 Tetor 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi.

Gjatë takimit, udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë e uruan Presidenten për zgjedhjen e saj në detyrë dhe i dëshiruan sukses në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese e institucionale.

Biseda u përqendrua te rëndësia e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe te roli i institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.

-Advertisement-

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi drejtësie të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione. Ajo shprehu mbështetjen institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy