Lajme

Presidentja Osmani shkruan me gabime drejtshkrimore për Kongresin e Manastirit

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 24 November 2021

Në një postim të bërë në rrjetin social ‘Facebook’ lidhur me Kongresin e Manastirit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë disa gabime drejtshkrimore, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka gabuar në përdorimin e foljes “ofroi”.

Këtë gabim e ka identifikuar faqja “Vërejte dhe rregulla gramatikore” e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se ku është bërë gabim në postimin e presidentes, Osmani.

-Advertisement-

“Ky alfabet i ofroi shqiptarët jo vetëm ndër vete, por edhe me Evropën, synim i cili po jetësohet edhe sot e kësaj dite…”

Alfabeti mund t’i ketë afruar shqiptarët ndër vete, por jo edhe t’i ketë ofruar.

Folja “afroj” ka kuptimin “avit”, që ka për qëllim presidentja, kurse folja “ofroj” ka të bëjë me ofertën”, thuhet në postimin e kësaj faqe./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera