Lajme

Presidentja Osmani pret sot në takim emisarët Esobar dhe Lajçak

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 24 August 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit nga presidenca, takimi nis në orën 14:00.

Osmani ka pasur takim të ndarë me Escobar edhe gjatë ditës së djeshme. Pas takimit, nuk kishte deklarime për media, por presidentja e vendit përmes një postimi në Twitter dha pak detaje se çka është diskutuar.

-Advertisement-

Osmani tha se në këtë takim ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.

Pos Osmanit, Escobar dhe Lajçak do të takohen sot edhe me liderët e opozitës në objektin e BE-së.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe Ambasadori i ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Liderët opozitarë mbrëmë morën pjesë edhe në një darkë pune të thirrur nga i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, darkë që u shtrua në rezidencën e Ambasadorit të ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Asnjëra palë ende nuk janë deklaruar rreth takimit.

Dy emisarët e BE’së dhe SHBA’së po qëndrojnë në rajon në përpjekje për të arritur një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Pas Prishtinës, të enjten, ata do të priten në Beograd.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera