Lajme

Presidentja Osmani përmend Ibrahim Rugovën në një fjalim në Iowa

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 26 October 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Iowa në ShBA, ka mbajtur një fjalim para rreth 1300 pjesëmarrësve nga të gjitha kontinentet, në “World Food Prize”.

Osmani ka folur për rëndësinë e mirëmbajtjes së kulturave bujqësore, sidomos në prag të ndryshimeve klimatike që po cenojnë atë.

Ajo tha se ushqimi ka rëndësi në bashkimin e kulturave, ndaj dhe duhet vlerësuar.

-Advertisement-

Presidentja e shtetit ka përmendur edhe “Darkën e Lamës”, si një traditë që tha se e riktheu ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Sipas Osmanit, kjo darkë shërben si mirënjohje për bekimet e tokës si dhe për punën e palodhshme të fermerëve.

“Dua të përmend se themeluesi i pavarësisë së Kosovës, presidenti Rugova, ka rikthyer traditën mijëvjeçare, festën që ne e quajmë “Darka e Lamës”. Një mënyrë unike për të shprehur mirënjohjen për bekimet e tokës, të manifestuara përmes të korrave dhe mallrave, dhe për punën e jashtëzakonshme të fermerëve tanë. Rast perfekt për të shprehur mirënjohjen për miqtë dhe partnerët nga e gjithë bota”, tha Osmani para mysafirëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera