Lajme

Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 17 September 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë të sinqerta, por si retorikë për ta hequr vëmendjen nga përpjekjet e Serbisë për destabilizim.

“Unë jam e bindur se kur Vuçiqi flet për rikthim të serbëve në polici, në gjyqësi, në parlament, ai në fakt po i prezanton këto vetëm si fjalë e si retorikë për ta hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo çfarë po ndodh në të vërtetë, e që janë përpjekjet e tij, qeverisë së tij, ushtrisë së tij në trajnimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare të cilat kanë qëllim vetëm dhunën”, tha Osmani para mediave pas ceremonisë së hapjes së Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Tutje e para e shtetit theksoi se Kosova është e interesuar që serbët të jenë në institucione.

-Advertisement-

“Ne jemi të interesuar që serbët të jenë në institucione, gjë që ju takon edhe me Kushtetutë edhe me pako të Ahtisarit. Kosova është multietnike jo përse thotë Vuçiqi, por që u takon me Kushtetutë. Në asnjë moment nuk besoj që Vuçiqi e ka atë qëllim. Ai duket ser po punon vetëm në destabilizim të rajonit dhe kthim në vitet e 90-ta”, u shpreh Osmani.

Duke folur për dialogun në Bruksel, presidentja tha se Kosova ka treguar vazhdimisht përkushtim jo vetëm në zbatim të marrëveshjes të Brukselit, të cilat janë ligjërisht të zbatueshme po në të njëjtën kohë ka treguar përkushtim për paqe.

“Ky dialog ka kohë të gjatë që nuk po dëshmon se po organizohet në përputhje me parimin e barazisë së palëve. Në asnjë moment nuk shihet që të dy palët po trajtohen të barabarta. Në qoftë se dikush bën dialog për urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe në asnjë moment nuk është interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, tha ajo.

Sipas Osmanit, kjo temë patjetër duhet të diskutohet e të dialogohet me partnerët e sigurisë sepse, sipas saj, edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë.

Tutje presidentja e vendit u shpreh se Kosova nuk ka pasur frikë nga Serbia as në vitet e 90-ta, kur Kosova nuk ka qenë shtet e që nuk ka pasur institucionet demokratike dhe të fuqishme që janë tani.

“Institucionet tona të sigurisë janë të gatshme që në çdo moment ta mbrojnë çdo cep të territorit të Kosovës dhe çdo qytetarë pavarësisht etnisë. Kosova ka katërfishim të prezencës së NATO-s në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që tregon edhe përkushtimin e forcave të NATO-s e partnerëve të Kosovës për ta mbrojtur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, tha presidentja.

Tutje ajo tha se me prezencë të mjeteve ushtarake të cilat i shfrytëzon NATO-ja, me armatimin e blerë dhe me forcimin e çdo ditshëm e institucioneve të sigurisë, Kosova është shumë më e fortë seç ka qenë më parë.

Osmani u shpreh se mbi të gjitha është vendosmëria dhe vullneti i palëkundur i Republikës së Kosovës që me çdo çmim ta mbrojë territorin, shtetin, sovranitetin dhe pavarësinë, e cila është fituar me shumë sakrificë. /RTK/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera