Lajme

Presidentja Osmani: Enver Zymberi është heroi i Kosovës së sotme

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 26 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar policin Enver Zymberi në 11-vjetorin e rënies së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka thënë se ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

“Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor”, ka shkruar presidentja.

-Advertisement-

Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, Osmani ka kujtuar edhe 21 policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës.

“Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës!”, ka shtuar Osmani./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera