Lajme

Presidentja Osmani: Distria është nderi dhe krenaria e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 28 January 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur me suksesin e radhës të xhudistes Distria Krasniqi që u shpall e artë në Grand Prix të Portugalisë.

Osmani mes lavdatash thotë se Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria.

“Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar presidentja Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera