Sport

Presidenti Vokrri vizitoi komunën e Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 05 April 2018

Në vazhdën e shumë takimeve dhe vizitave në komunat e Kosovës me qëllim që të kërkohet mbështetja e kryetarëve të komunave për klubet e futbollit, dje presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri vizitoi komunën e Vushtrrisë, shkruan infokusi.

Lexo edhe: Ja kur përfundon stadiumi i Prishtinës

I pari i FFK-së u pritë nga kryetari i komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri. Në këtë takim shumë të frytshëm, presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri e njohu mikpritësin Tahiri për zhvillimet në futbollin e Kosovës dhe për prioritetet e FFK-së në përmirësimin e infrastrukturës dhe i kërkoi që t’i jepet mbështetje klubeve të futbollit në përgjithësi e në veçanti në infrastrukturë si parakusht për zhvillimin e futbollit.

-Advertisement-

Lexo edhe: Zyrtarët e UEFA-s inspektuan punimet në Stadiumin e Prishtinës

FFK-ja do të vazhdojë t’i ndihmojë klubet e futbollit në bashkëpunim me komunën që të përmirësojnë kushtet e tyre. Ndërkaq, nga ana e tij kryetari i komunës z. Xhafer Tahiri duke falënderuar presidentin Vokrri për këtë vizitë u zotua se komuna do të ndihmojë klubet e futbollit gjithnjë në bashkëpunim me federatën për t’u krijuar kushte sa më të mira për punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera