Presidenti ukrainas Zelenskiy, vazhdon vizitat në kryeqytetet evropiane
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 09 February 2023
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në Bruksel, në vazhdën e vizitave në disa kryeqytete evropiane, gjatë të cilave ai po u kërkon udhëheqësve të BE-së më shumë armë në luftën kundër agresionit të Rusisë dhe një fillim të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Pasi vizitoi Londrën dhe Parisin të mërkurën, zoti Zelenskiy pritet të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të BE-së dhe t’i drejtohet Parlamentit Evropian në Bruksel.
Megjithëse nuk ka gjasa që të marrë premtime të menjëhershme për të përmbushur kërkesat e tij, vizita i jep zotit Zelenskiy një shans për të paraqitur argumentat e tij para të 27 udhëheqësve të vendeve të BE-së për herë të parë që kur filloi agresioni gati një vit më parë më 24 shkurt, 2022.
Pasi kanë marrë premtime për tanke luftarake perëndimore javët e fundit, zyrtarët ukrainas janë përqendruar tani në përpjekjet për të siguruar furnizim me raketa dhe avionë luftarakë me rreze më të gjatë veprimi.
Qeveritë perëndimore deri tani kanë hedhur poshtë kërkesat për avionë, duke argumentuar se ato nuk i duhen Ukrainës për momentin dhe se do të duheshin vite për të trajnuar pilotët ukrainas për t’i përdorur ato.
Megjithatë, zoti Zelenskiy siguroi të mërkurën një premtin nga Britania për të trajnuar pilotët ukrainas për të përdorur avionë luftarakë të standardeve të NATO-s. Londra tha se nuk kishte vendosur ende nëse do të dërgonte avionë të tillë, por kryeministri Rishi Sunak tha se “asgjë nuk përjashtohet”.
Ambasada e Rusisë në Britani paralajmëroi Londrën kundër dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, duke thënë se një veprim i tillë do të kishte pasoja për të gjithë botën, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Lidhur me çështjen e anëtarësimit në BE, zyrtarët ukrainas po bëjnë presion për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit brenda disa muajsh.
“Ne jemi absolutisht të sigurt se vendimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit mund të merret këtë vit,” tha një zyrtar ukrainas.
Por ndërsa disa vende anëtare të BE janë të prirura t’i japin Ukrainës nxitjen morale që do të sillnin bisedimet e anëtarësimit, të tjerët janë shumë më të kujdesshëm. Ata kanë theksuar se vendet aspirante duhet të plotësojnë një sërë kriteresh – siç është goditja e korrupsionit – përpara se të fillojnë negociatat.
“Ukrainës nuk mund t’i jepet një lloj statusi special mbi dhe para le të themi vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë në procesin e anëtarësimit dhe që po kalojnë përmes të gjitha fazave”, tha një diplomat i BE-së. “Ballkanit Perëndimor nuk mund t’i thuhet që për të hyrë në BE duhet të jeni në luftë.”/Voa
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...